Osmani nga Parisi: Sot filloi ndarja e më shumë se 130 dokumenteve të udhëtimit
Shkup, 2 shkurt – Gjatë vizitës së punës në Paris pata mundësi personalisht t’i dorëzojë pasaportat e para të shtetasve tanë, të cilat kësaj here i nxorën në mënyrë më të thjeshtë, më efikase dhe më të shpejtë, përmes stacionit bazë në Bruksel, i cili mbulon edhe Ambasadat tona në Paris dhe Hagë. Këtë sot në Fejsbuk e shënoi shefi i Diplomacisë Bujar Osmani, i cili së bashku me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot gjenden për vizitë pune në Paris.
Osmani potencoi se sot filloi ndarja e më shumë se 130 dokumenteve të udhëtimit, nga gjithsej 160 kërkesave të realizuara në Republikën e Francës.
“Veçanërisht gëzohem që gjatë vizitave të mia shohë diasporë të lumtur, qytetarë tanë, të cilët para së gjithash janë të kënaqur nga shërbimet dhe efikasiteti i Ambasadave dhe Konsullatave tona”, citon Osmani në Fejsbuk.
Osmani dhe Mariçiq në Paris do të realizojnë takime me sekretarin shtetëror për Çështje Evropiane në Ministrinë franceze për Evropë dhe Punë të Jashtme, Kleman Bon dhe me këshilltarin diplomatik për Evropë dhe Turqi kontinentale Izabel Dumon të presidentit të Francës, Emanuel Makron.
Në fokus të bisedave do të jenë perspektivat evropiane të vendit në dritë të presidencës aktuale franceze me Bashkimin Evropian, ndërsa pritet të këmbehen mendime edhe për sfidat tjera aktuale rajonale dhe globale. Në suaza të vizitës janë parashikuar edhe takim i Osmanit dhe Mariçiqit me senatorin Rober Badenter.