Osmani nesër për vizitë pune në Sofje
Shkup, 6 nëntor – Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, nesër do të qëndrojë në vizitë pune dyditore në Sofje, gjatë së cilët do të ketë takime me homologun e tij bullgar, ministrin e Jashtëm, Nikollaj Millkov, me kryeministrin Galan Donev, si edhe me liderët e partive krysore të përfaqësuara në Kuvendin e ri bullgar.
Siç kumtoi MPJ, Osmani do të takohet me Bojko Borisovin nga GERB-i, Kiril Petkov nga Vazhdojmë me Ndryshimin, Mustafa Karadaj nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri, Kornelia Ninova nga Partia Socialiste Bullgare, Hristo Ivanov nga Bullgaria Demokratike dhe Stefan Janev nga Ngritja bullgare.
“Në takime pritet të diskutohen temat që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve, përmbushjen e detyrimeve që dalin nga Protokolli dhe Marrëveshja e Miqësisë, sfidat aktuale gjeopolitike dhe aleanca në NATO, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik”, potencojnë nga MPJ.
Në kuadër të vizitës bilaterale, Osmani së bashku me nikoqirin, Milkov do të marrin pjesë në tryezën e organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë, në Sofje, me temë “Promovimi i kapitalit konstruktiv në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut”.

