Osmani në mbledhje urgjente të shefave të diplomacive të anëtareve të NATO-s në Bruksel
Shkup, 3 mars – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot udhëton për në Bruksel ku do të merr pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit të Atlantikut të Veriut në nivel të Ministrave të Jashtëm, i cili do të mbahet në selinë e Aleancës.
Siç bëri të ditur MPJ, në takim do të do të diskutohet për situatën aktuale të sigurisë në Ukrainë pas invazionit ushtarak rus, si dhe implikimet më të gjera mbi sigurinë euroatlantike.
“Gjithashtu, do të diskutohen për masat dhe aktivitetet që i ndërmerr Aleanca për mbrojtjen e territorit dhe garantimin e sigurisë së të gjitha vendeve anëtare të NATO-s, si dhe mbështetjen për Ukrainën”, shtohet në kumtesë.
Nga MPJ, njoftojnë edhe se ministri, Osmani do ta shfrytëzojë prezencën në takimin e Këshillit Veriatlantik të NATO-s për të realizuar edhe disa takime bilaterale me Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare dhe partnerëve të Aleancës.

