Osmani mirëpret pjesëmarrësit e Këshillit të 30-të Ministror të OSBE-së
Shkup, 30 nëntor – Shefi i diplomacisë dhe kryesuesi me OSBE-në Bujar Osmani i mirëpret pjesëmarrësit e Këshillit të 30-të të Ministrave të Organizatës.
Në takimin marrin pjesë rreth 1000 delegatë nga 57 vende anëtare të Organizatës dhe vendet partnere, i cili zyrtarisht fillon sot në Shkup në Qendrën sportive “Boris Trajkovski”,
Në ngjarjen më të madhe politike ndërkombëtare të organizuar në vend që nga pavarësia marrin pjesë krerët e diplomacisë së numrit më të madh të vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së – SHBA, Kanada, Britania e Madhe, ministra nga vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s, nga Mesdheu, Lindja e Afërt dhe Azia Qendrore.

Takimin ministror zyrtarisht do ta hapin kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryesuesi me OSBE-në, ministri Bujar Osmani dhe kryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Pia Kauma. Në pjesën e hapur të seancës plenare, raport do të paraqesë Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Maria Shmid.

