Osmani i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Koresë, Bae Xhongin

Shkup, 10 nëntor –  Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i pranoi kopjet e letrave kredenciale nga Ambasadori i sapoemëruar i Republikës së Koresë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Sofje, Bae Xhongin.

 Ministri Osmani, Ambasadorit Jongin i uroi mision të suksesshëm diplomatik, me bindjen se me përvojën e tij do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve, kumtoi MPJ-ja.

 Në takim u shqyrtua bashkëpunimi i deritanishëm bilateral dhe multilateral, si dhe mundësitë për avancimin e tij. Gjithashtu u prezantua kandidatura e tyre për EKSPO 2030 në Busan, ndërsa theks i veçantë u vendos në sferën ekonomike, në të cilën ekzison potencial i madh i pashfrytëzuar për zhvillim, si dhe në përpjekjet për forcimin e marrëdhënieve të biznesit.

 U diskutua edhe  për prioritetet e dy vendeve në kuadër të politikës së brendshme dhe të jashtme dhe shkëmbyen mendime për çështje aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.