Osmani dhe ambasadori Qehaja, në shenjë të fqinjësisë së mirë do të mbjellin fidane në parkun e Çairit

Shkup, 16 tetor – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani së bashku me ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja, sot në parkun e Çairit do të mbjellin 13 fidane, me rastin e 13-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.

Mbjellja e fidaneve, siç thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme, është shënim simbolik i marrëdhënieve të shkëlqyeshme fqinjësore, miqësisë tradicionale dhe lidhjes së ngushtë mes qytetarëve të të dy vendeve.

Ngjarja, informojnë nga MPJ, organizohet me nismë të Ambasadës së Republikës së Kosovës.