“Oscars 2022” – Megan Thee Stallion iu bashkua kastit të “Encanto” në një performancë befasi të këngës hit të filmit “We Don’t Talk About Bruno”

Megan Thee Stallion doli në skenë për të interpretuar një këngë nga filmi fitues i “Oscars” “Encanto” të dielën (27 mars) në ceremoninë e 94-të vjetore që u mbajt në Los Angeles.

Reperja 27-vjeçare nga Houston u bashkua me Becky G dhe Luis Fonsi ndërsa ata iu bashkuan kastit të “Encanto” për një interpretim të “We Don’t Talk About Bruno”.

“Encanto” fitoi çmimin “Oscari” për “Filmin e metrazhit të gjatë të animuar” gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve që u rikthye në vendin e tij të rregullt të Teatrit Dolby në Hollywood, pasi u mbajt në Stacionin Union vitin e kaluar.

Megan ndërroi fustanin e saj blu nga stilisti indian “Gaurav Gupta” për performancën e saj dhe doli në skenë me një veshje të verdhë që ia theksonte këmbët, shkruan DailyMail.

Anëtarët e kastit të “Encanto”, Adassa, Stephanie Beatriz, Mauro Castillo, Carolina Gaitan dhe Diane Guerrero performuan këngën së bashku me Megan, Becky dhe Luis.

Kjo ishte performanca e parë live e “We Don’t Talk About Bruno” shkruar nga Lin-Manuel Miranda, 42 vjeç, i cili ofroi këngë origjinale për filmin “Walt Disney Animation Studios”.

Megan shtoi vargje origjinale rap në performancën që përfshinte referenca për shfaqjen e “Oscars 2022”.

Performanca përfundoi me Becky-n dhe Luis-in duke kënduar teksa ishin në krahë me Meganin.

Ylli i “Encanto”, John Leguizamo, 57 vjeç, prezantoi këngën, e cila ka të bëjë me karakterin e tij misterioz.

“Do ta këndojnë atë këngën “Bruno”, të cilën nuk më kërkuan ta këndoja edhe pse jam Bruno. Jam i sigurt që e keni dëgjuar më parë këtë këngë. Është luajtur më shumë herë se ”Gëzuar ditëlindjen”, tha John.

Ndërkohë është njoftuar e kaluar u njoftua se Megan do të luajë në filmin e parë muzikor nga kompania e prodhimit A24.