Orlando Bloom shihet në shoqërinë e Vittoria Cerettit pas ndarjes nga Katy Perry

Pas ndarjes me Katy Perry, aktori Orlando Bloom duket se po e shijon jetën si beqar.

48-vjeçari kaloi fundjavën në dasmën madhështore të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia, ku u pa në shoqëri të disa figurave të njohura, përfshirë të dashurën e Leonardo DiCaprios, modelen Vittoria Ceretti.

Bloom u fotografua duke biseduar ngrohtësisht me Ceretti gjatë një udhëtimi me taksi uji drejt aeroportit, shkruan DailyMail.

Aty ishin gjithashtu Kendall Jenner dhe vetë DiCaprio, i cili mbante një profil të ulët. Aktori u pa edhe në shoqëri të Sydney Sweeney dhe Kim Kardashian gjatë festimeve, duke tërhequr vëmendjen për humorin dhe afrimitetin e tij.

Sipas burimeve, Bloom kaloi një mbrëmje të gjatë festive me Tom Brady, Sydney Sweeney dhe familjen Kardashian, duke përforcuar imazhin e tij si një nga beqarët më të kërkuar të momentit në Hollywood.

Bloom dhe Perry, të cilët kanë një vajzë katërvjeçare, janë ndarë pas një marrëdhënieje nëntëvjeçare.

Ai është gjithashtu baba i një djali 14-vjeçar nga martesa e tij e mëparshme me Miranda Kerr. /Telegrafi/