Organizatat botërore kërkojnë furnizim urgjent për vendet e varfëra me vaksina kundër Kovid-19
Nju-Jork, 1 gusht – Liderët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Organizatës Botërore Tregtare, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në mënyrë kolektive u bënë thirrje prodhuesve të vaksinave kundër Kovid-19 tu japin prioritet dërgesave për vendet më të varfëra.
Në deklaratë të përbashkët, ata thanë se vendet që janë shumë përpara në vaksinimin kundër virusit duhet të sigurojnë doza në interes të kombeve më pak prosperitare.
“Në fushën e vaksinave, kufizim kyç është mungesa akute dhe brengosëse e dërgesës së dozave për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, veçanërisht për pjesën e mbetur të vitit 2021. U bëjmë thirrje vendeve me program përparues për vaksinim kundër Kovid-19 të rikahëzohen sa më shpejtë që është e mundur nga dozat e dakorduara të vaksinave dhe opsionet për Kovaks, AVAT (Fondi afrikan për vaksina) dhe për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”, thuhet në Deklaratë.
Katër agjencitë ndërkombëtare, formuan grup pune të kombinuar për vaksina, terapi dhe diagnostikë për Kovid-19 për vendet në zhvillim që t’i identifikojnë dhe mënjanojnë barrierat për prodhimtari.
Më shumë se katër miliard doza vaksina kundër Kovid-19 tashmë janë administruar përreth botës. Në vendet e kategorizuara nga Banka Botërore si shtete me të ardhura të larta, ishin injektuar 98,2 doza në 100 njerëz. Ajo shifër arrin 1,6 në 100 në 20 vende me të ardhura më të ulëta.