Opozita e bllokoi punën e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie në mes bashkësive

Shkup, 9 shkurt – Anëtarët e opozitës të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie në mes bashkësive nuk lejuan të filloj seanca e 33-të ku në rend të ditës për herë të parë u vendos propozim-ligji për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik. Gjatë tentimit të kryetares së Komisionit Sonja Mirakovska të hap pikën e rendit të ditës, furishëm reaguan anëtarët nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Kryetarja e Komisionit dha edhe një orë pauzë.

Paraprakisht, deputeti Dejanço Eftimov në vërejtje procedurale tha se teksti i njëjtë i ligjit është dorëzuar në Kuvend në fillim të gushtit në procedurë të rregullt pa flamurin e BE-së, u tërhoq nga ana e Qeverisë dhe në shtator me flamurin e BE-së u vendos në Komision dhe tani përsëri pushteti po tenton të u ikë procedurave dhe të sjellë ligjin.

Ai kërkon që kryetarja e Komisionit të kthej propozim-ligjin kryetarit të Kuvendit.

Kryetarja e Komisionit, Mirakovska tregoi se zgjidhja ligjore ka hyrë në procedurë parlamentare përmes kryetarit të Kuvendit deri tek Komisionit dhe se obligimi i tyre është ta shqyrtojnë.