Operohet Zlatan Ibrahimoviç, do të mungojë 8 muaj

Zlatan Ibrahimoviç i është nënshtruar një operacionit një gju, problem ky që e mundonte për një kohë të gjatë, dhe për këtë shkak nuk muni të jetë në dispozicion të ekipit më tepër se gjysmën e sezonit, informon Zhurnal.

Kështu, pas këtij operacioni, Zlatan do të duhet të mungojë së paku 7 deri në 8 muaj.

Ibrahimoviç tani duhet të vendosë nëse do të vazhdojë të luajë futboll apo jo. Marrëveshja aktuale me Milanin përfundon për një muaj.

Në Itali po flitet se Ibrahimoviç do të vazhdojë për edhe një sezon tjetër, ku do të përfitonte rreth 2,5 milion euro për një vit./Zhurnal.mk