OPEK pret rikuperim të konsumit të naftës edhe krahas përhapjes së variantit delta të koronavirusit

Shkup, 12 gusht – Organizata e vendeve eksportuese të naftës (OPEK) sot konfirmoi se pret rikuperim të fuqishëm të kërkesës së naftës këtë vit edhe krahas përhapjes me variantin delta të koronavirusit duke e pranuar se tempoja e rimëkëmbjes së pandemisë do të diktohet nga Kovid-19.
Pritet kërkesa të rritet për 5,95 milionë barelë në ditë këtë vit, ose 6,6 për qind në krahasim me vitin pandemik 2020, vlerëson karteli i naftës në raportin mujor, duke e konfirmuar parashikimin e korrikut. Në vitin 2022, konsumi i karburanteve do të rritet për 3,28 milionë barelë në ditë, vlerëson OPEK, gjithashtu duke i konfirmuar parashikimet e muajit të kaluar.
“Ekonomia botërore është duke u rikuperuar akoma”, theksojnë nga OPEK-u, duke theksuar megjithatë, “një numër i madh sfidash që shumë lehtë mund ta mbysin këtë impuls”.
“Duhet t’i kushtohet kujdes i veçantë ngjarjeve lidhur me Kovid-19”, theksojnë ata.
Parashikimi i tyre është në kundërshtim me atë të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji (IEA), e cila do ta ul parashikimin për konsumin për gjysmën e dytë të vitit për shkak të përhapjes së variantit delta të koronavirusit, duke përllogaritur se do të jetë më e ulët për gjysmë milionë barelë në ditë prej vlerësimeve të korrikut.
Ekonomia botërore sivjet do të rritet sipas vlerësimeve të OPEK-ut për 5,6 për qind, për 0,1 për qind pikë më fuqishëm se pritej paraprakisht, nën supozimin se qeveritë do të kenë sukses t’i ndalojnë efektet e pandemisë dhe me nivel të lartë të pasigurisë.
Parashikimi për rritje për vitin 2022 gjithashtu ishte rritur për 0,1 pikë përqindje, në 4,2 pikë përqindje. “Rrjedha e pandemisë me Kovid-19 do të jetë faktor kryesor që do të ndikojë mbi tempon e rikuperimit për një afat të shkurtër, ndërsa rrezik i veçantë është paraqitja e mundshme e varianteve të reja të Kovid-19 dhe/apo mutacioneve të (virusit)”.