OPEK plus e rrit prodhimin e naftës për vetëm 100.000 fuçi në ditë
Vendet anëtare të Organizatës së vendeve eksportuese të naftës dhe aleatëve (OPEK Plus) sot vendosën të rrisin prodhimin në shtator me ritëm shumë më të ngadaltë sesa në muajt e kaluar, në kushtet e çmimeve të larta të naftës dhe furnizimit jostabil me energji të përkeqësuar nga pushtimi rus ndaj Ukrainës.
OPEK Plus njoftoi se do ta rrisë prodhimin me 100,000 fuçi në ditë muajin e ardhshëm, pas rritjes së prodhimit me 648,000 fuçi në ditë në korrik dhe gusht. Grupi shqyrtoi se cilat efekte mund t’i ketë inflacioni dhe numri në rritje i njerëzve të infektuar me koronavirus në kërkesën globale për karburant në vjeshtë, ndërsa çmimet e benzinës në pompë mbeten të larta. OPEK, i udhëhequr nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj, të udhëhequr nga Rusia, e ka shkurtuar prodhimin deri në shtator për shkak të pandemisë, pasi çmimet e naftës dhe kërkesa kanë rënë.
Koalicioni OPEK Plus gradualisht furnizoi më shumë naftë dhe gaz në treg me rimëkëmbjen e ekonomive.

