Omer Useini, futbollisti i ri për të cilin flitet

Omer Useini llogaritet talent dhe futbollist me avenyrë të ndritshme. Posedon predispozita të futbollistit të talentuar.

Sapo i ka mbushur të 11-tat, ndërkaq gëzon epitetin e talentit të futbollit që pak kush e posedon në moshën e tij.

Bëhet fjalë për Omer Useinin, i cili është i lindur më 16 Shkurt të vitit 2012 në Cyrih të Zvicrës dhe është me prejardhje nga Debreshi i Gostivarit.

Ekspertëve të futbollit herët u ka rënë në sy talenti i këtij djaloshi, ndaj edhe ndonjëherë skuadra futbollistike “FC Winterthur” nga Cirihu, angazhoi në rradhët e veta Omerin si talent dhe ardhmëri kësaj skuadre.

Omer Useini, luan në pozitën e sulmuesit dhe ky vit për të ka nisur për të si është më mirë.

Në dy ndeshjet e para të stinorit U12, Omer Useini ka shënuar 5 gola dhe shto 3 asiste që don të thot se ky futbollist është Alfa dhe Omega në skuadrën e “FC Winterthurit”.

Si rezultat i kësaj, Omeri pritet që shumë shpejt të kalojë te grupmoshat U13 ngase udhëheqësia e skuadres është mjaft e kënaqur me lojrat e Omer Useinit.

Edhe babai i Omerit, Ibo Useini, dikur talent i jashtëzakonshëm i futbollit, është shumë i kënaqur me disiplinën dhe lojën e djalit të tij.

Nëse ky djalosh vazhdon me këtë ritem dhe qasje serioze ndaj lojës së futbollit, me siguri në të ardhmen mund ta shohim në ndonjë skuadër më me zë në Zvicër.

Pse jo? Me punë dhe angazhim arrihet çdo gjë, madje edhe e pamundura. Gjenialitetin e një futbollisti e përbëjnë 2% talenti dhe 98% puna.

Omeri i posedon këto komponente ndaj edhe shpresojmë në suksesin e tij.