Ollbrajt: Falënderoj Shqipërinë, Kanadanë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut për t’u ofruar akomodim aleatëve nga Afganistani

Shkup, 15 gusht – Ish sekretarja amerikane e shtetit, Medlin Ollbrajt sot u është falënderuar Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut të cilët janë pajtuar t’u ofrojnë akomodim aleatëve të tyre nga Afganistani, posaçërisht grave dhe fëmijëve të liderëve të shoqërisë civile.

“Patjetër të fokusohemi në shpëtimin e jetëve në Afganistan. SHBA-ja punon të evakuojë personat nën rrezik nga talibanët dhe u jam mirënjohës Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut të cilët u ofruan akomodim aleatëve tanë afgan, veçmas grave dhe fëmijëve të liderëve të shoqërisë civile. Shpresoj se këtë shembull do ta ndjekin edhe të tjerë”, ka shkruar Ollbrajt në Tuiter.