Olivia Rodrigo mahnit me dukjen dhe sjell Robert Smith si të ftuar surprizë në Glastonbury

Olivia Rodrigo shkëlqeu në skenën kryesore të festivalit Glastonbury të dielën, duke veshur pantallona të shkurta me flamurin britanik Union Jack.
22-vjeçarja shprehu dashurinë e saj për Anglinë gjatë performancës energjike, duke ndarë me publikun preferencat e saj për ushqimet britanike, si ëmbëlsirat Marks and Spencer.
“E dua shumë Anglinë”, tha Olivia, duke shtuar se kultura pop angleze dhe djemtë anglezë i kanë zënë vend të veçantë në zemër, shkruan DailyMail.
Ajo përmendi edhe këngën “Pra America”, të frymëzuar nga përvojat e saj me kulturën angleze.
Gjatë setit të saj në Pyramid Stage, Olivia interpretoi hite si “Obsessed”, “Drivers Licence” dhe “Vampire”.
Në një moment të veçantë, i bashkëngjitur nga legjenda Robert Smith i ‘The Cure’, performoi në duet këngën ikonike “Friday I’m in Love”.
Pas performancës, ylli i popit u shpreh mirënjohës ndaj publikut: “Kjo është një ëndërr e bërë realitet. Faleminderit shumë, Glasto”.
Tifozët në rrjetet sociale e vlerësuan lart, duke e quajtur një nga interpretueset më të mira të festivalit dhe duke përgëzuar talentin dhe energjinë e saj në skenë.