Oda Ekonomike organizon uebinarë falas për digjitalizim të kompanive
Shkup, 21 shkurt – Pandemia dëshmoi se kompanitë e vogla do të duhet sa më shpejtë ta digjitalizojnë punën që të jenë më produktivë dhe më konkurrues, thonë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut.
Sipas Odës, zbatimi i teknologjive të avancuara dhe digjitalizimi tashmë nuk është çështje e zgjedhjes, por e mbijetesës.
Siç ishte thënë sot në konferencë për media, për digjitalizim më të lehtë të kompanive, Oda Ekonomike përmes Këshillit të teknologjive të avancuara këtë muaj dhe muajin e ardhshëm do të mbajë katër uebinarë falas, ndërsa temat do të jenë shitje, prodhimtari, ndërtimtari dhe financa.
Këto janë edhe aktivitetet e para të Këshillit të sapoformuar të cilat do të jenë të enjten, më 24 shkurt, me mbajtje të uebinarit të parë. Uebinarët do të jenë të karakterit të hapur, ndërsa qëllimi është që të nxitet digjitalizimi i kompanive.
“Kompanitë internacionale të cilat punojnë edhe në vend, e kanë agjendën digjitale shumë lartë në listën e tyre të prioriteteve, por kompanitë më të vogla të cilat kryesisht funksionojnë me kapital lokal, të kufizuar relativisht, duhet t’i përforcojnë aktivitetet e tyre në këtë drejtim”, tha kryetari i Këshillit, Nikolla Lushev.
Sipas Zoran Jovanovskit nga Oda, ekziston nevoja nga koordinimi i mirë i të gjitha aktiviteteve në lidhje me digjitalizimin e resurseve nga ekonomia dhe ndihma nga shteti për sektorin e biznesit të nxjerrë efekt maksimal.
“Që të jetë kjo kështu, duhet të ketë koordinim shumë të mirë për digjitalizim të ekonomisë maqedonase”, theksoi Jovanovski.
Ai përkujtoi se Oda Ekonomike po transformohet, prandaj përveç aktiviteteve tradicionale, formoi edhe këshilla të cilat ofrojnë trajnime për të punësuarit e kompanive për baza të ndryshme. Këshillat e rinj, potencoi Jovanovski, nuk janë klube debati, por mekanizma për ndihmë konkrete të sektorit të biznesit dhe puna e tyre nuk është kufizuar vetëm për anëtarët e Odës, por ka të bëjë për të gjitha kompanitë e interesuara.

