Oda Ekonomike: Kuvendi i doli në ndihmë komunitetit të biznesit, miratoi konventën PEM për eksport në tregjet e CEFTA-s
Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut pasdite e përshëndeti miratimin e konventës të rishikuar PEM për eksport në tregjet e CEFTA-s nga ana e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
“Si Odë Ekonomike i përshëndesim përpjekjet e shtëpisë lëgjdhënëse dhe të deputetëve nga pozita dhe nga opozita, të cilët e njohën rëndësinë e këtij dokumenti ndërkombëtar për kompanitë dhe sot e votuan”, theksohet në kumtesën e e Odës.
Ratifikimi i Konventës, siç theksojnë, ka një rëndësi të madhe për kompanitë e orientuara drejt eksportit, sepse mes tjerash, me këtë hiqet ndalesa për kthim doganor për lëndët pa origjinë. Në këtë mënyrë lehtësohet edhe procedura për marrjen e certifikatës së origjinës EURO 1, ulen shpenzimet e kompanive dhe ato bëhen më konkurruese në tregjet ku eksportojnë.
Zhbllokim të këtij ratifikimi dhe të dy ligjeve të resorit ekonomik kërkoi kryetari i Odës, Branko Azeski, në takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, para dhjetë ditësh. Në bisedë, Azeski i theksoi vërejtjet serioze të kompanive, sepse në kushtet e krizës së rëndë energjetike, kjo e vështirëson edhe më shumë punën e tyre.
Vendet nënshkruese u zotuan ta përfundojnë procesin e ratifikimit të konventës së rishikuar PEM deri më 30 qershor të këtij viti, në mënyrë që marrëveshja të mund të zbatohet nga 1 shtatori i këtij viti.
“Këtë proces nuk u përfunduam vetëm ne. Ratifikimi i konventës PEM, te ne, nga ana e Kuvendit duhej të ndodhë në seancën e 73-të, të mbajtur më 27.06.2022. Seanca atëherë u ndërpre pa u miratuar pika 3, e cila kishte të bëjë pikërisht në ratifikimin”, informuan nga Oda Ekonomike.

