Oda Ekonomike do t’i prezantojë gjetjet e analizës për ekonominë gri

Shkup, 5 korrik – Oda Ekonomike sot në konferencën tematike për shtyp me titull “Pjesa gri e ekonomisë së Maqedonisë: madhësia, implikimet, zgjidhjet”, do t’i prezantojë gjetjet e analizës së ekonomisë gri.

Analizën e ka përgatitur kryetari i Odës Zoran Jovanovski dhe Pavle Gacov, ekspert tatimor dhe anëtar i Bordit Drejtues të Odës. Në përgatitje mori pjesë edhe profesori Aleksandar Stojkov. 

Në fillim të konferencës do të mbajë fjalim kryetari Odës Ekonomike, Branko Azeski.