Ochoa e bëri “sefte” në Serie A, pranon gol nga Rafael Leao (Video)

Lojtari më i ri i Salernitanas, portieri meksikan Ochoa, sot debutoi me ekipin e ri në Serie A dhe këtë e bëri pikërisht ndaj Milanit. Në këtë ndeshje padyshim se e priste ylli portugez Rafael Leao, i cili i’a bëri “sefte” Ochoas duke shënuar gol të mrekullueshëm në minutën e 10 për avantazh të rossonerëve 0:1, informon Zhurnal.

Asisti erdhi nga Tonali ndërsa Ochoa ishte larg vijës fundore të golit dhe Leao pati mundësi të shkëlqyer për ta kaluar edhe atë dhe kështu ndodhi. Por vetëm 5 minuta më vonë ishte edhe vet Tonali i cili ngriti epërsinë për 0:2 me një asist nga Brahim Diaz.

Ndeshja e parë për këtë vit në Serie A është pikërisht ndeshja Salernitana – Milan e cila filloi në ora 12:30./Zhurnal.mk

VIDEO