OBSH: Rastet me Kovid-19 janë në rritje në Afrikë dhe Amerikë

Numri i të infektuarve me koronavirus në Afrikë dhe në SHBA janë në rritje për shkak të përhapjes së nënllojit të Omikronit, deklaroi Tedros Adanom Gebrejesus në brifingun e sotëm.

Në botë, raportet për rastet e vdekjes vazhdojnë të ulen, tha ai, duke shtuar se numri i të infektuarve për një javë për momentin është “më i vogël”.

“Por, ky trend, edhe pse befasues, nuk e tregon pasqyrën e plotë. jemi dëshmitarë të rritjes së numrit të të infektuarve në Amerikë dhe Afrikë, të shkaktuara nga nënllojet e Omikronit, paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.

Sipas buletinit epidemiologjik të OBSH-së nga 4 maji, javën prej 25 prillit deri më 1 maj, në botë janë regjistruar 3.893.033 raste të infektimit me koronavirus dhe 15.695 raste të vdekjes. Morbiditeti në botë javën e kaluar është pakësuar për 17 për qind, ndërsa vdekshmëria për tre për qind në raport me shtatë ditët e kaluara. Përqindja e infektimeve është rritur në Afrikë (31%) dhe Amerikë Jugore dhe Veriore (13%), përderisa në katër rajonet e tjera ka rënie.