OBSH: Kovid-19 mbetet gjendje e jashtëzakonshme globale

Organizata Botërore e Shëndetësisë sot kumtoi se Kovid-19 ende është një gjendje e jashtëzakonshme globale, pothuajse dy deri në dy vjet e gjysmë pasi u shpall për herë të parë.

Komiteti për Gjendje të Jashtëzakonshme, i përbërë nga ekspertë të pavarur, në kumtesë theksoi se rritja e numrit të rasteve, evolucioni i vazhdueshëm i virusit dhe presioni mbi shërbimet shëndetësore në një numër të madh të vendeve do të thotë se situata është e jashtëzakonshme.

“Numri i rasteve të raportuara në OBSH është rritur për 30 për qind në dy javët e fundit, edhe pse rritja e imunitetit të popullatës, kryesisht falë vaksinave, ndjeshëm ka ulur shtrimet në spital dhe rastet e vdekjeve”, thuhet në kumtesën e këshillit.

“Kovid-19 është larg përfundimit. Derisa virusi na bën presion, ne duhet ta shtypim atë, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adanom Gebrejesus në një pres konferencë virtuale në Gjenevë.

Për shkak të Kovid-19, më 30 janar të vitit 2020, Organizata Botërore e Shëndetësisë për herë të parë shpalli nivel më të lartë të paralajmërimit, të njohur si gjendje të jashtëzakonshme shëndetësore publike me interes ndërkombëtar.

Një vendim i tillë mund të ndihmojë që të përshpejtohen hulumtimet, financimit dhe masave ndërkombëtare të shëndetit publik për të luftuar sëmundjen.