OBSH: Europa drejt fundit të pandemisë

Për drejtorin e OBSH –së në Europë, Hans Kluge fundi i pandemisë duket të jetë i afërt.

Për shkak të niveleve të larta të imunizimit falë vaksinimeve, imunitetit natyral dhe përhapjes më të vogël të Covid -19 në mot të ngrohtë, vendet europiane mund t’ia dalin të kapërcejnë krizën shëndetësore.

Edhe nëse shfaqet një variant tjetër, Kluge deklaron se autoritetet shëndetësore në Europë do të jenë në gjendje ta mbajnë nën kontroll Covid-19, por me kushtin që vaksinimet të vazhdojnë. Kluge theksoi se vaksinat duhet të sigurohen jo vetëm në të gjithë Europën por dhe më gjerë. Shkencëtarët kanë paralajmëruar vazhdimisht se nëse shumica e popullsisë së botës nuk është e vaksinuar, ekziston mundësia që Covid-19 të vazhdojë të përhapet dhe të ndryshojë duke bërë që në botë të dalin variante të reja edhe më të rrezikshme.

Vende të shumta në të gjithë Europën, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Danimarkën, kanë hequr pothuajse të gjitha kufizimet e tyre. Ndërkohë, vende si Spanja po shqyrtojnë mundësinë për ta konsideruar Covid-19 si si një problem endemik që mund të trajtohet më tepër si një grip sezonal.