Nxiti thashethemet për ndarje, Victoria Beckham tregoi pse e fshiu tatuazhin për David
Kur Victoria Beckham hoqi tatuazhin që kishte bërë në shenjë dashurie për David Beckham, nisi të përflitej për një krizë në martesën e tyre. Gjithçka nisi kur pak ditë më parë në një video në Instagram, dukej qartë se kishte hequr nga kyçi i dorës inicialet e partnerit të saj.
Nuk kaloi shumë kohë që të nisnin thashethemet se stilistja britanike ka probleme edhe me bashkëshortin. Por siç bën me çdo çështje familjare, stilistja u dha fund atyre këtyre spekulimeve. Ajo zbuloi se arsyeja pse i ka zhdukur nga dora inicialet e ish-futbollistit është estetike.
“Ata thjesht nuk më duken aq mirë. Nuk do të thotë asgjë më shumë se kaq”, tha ajo duke shtuar: “Mendoj se mediat filluan të spekulonin se unë do të largohesha nga bashkëshorti im. Jo, thjesht u mërzita nga tatuazhi. Është kaq e thjeshtë”.