Nxiten marëdhëniet Kinë – Vietnam

Të martën pasdite, në Hanoi ,presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi bisedimeme sekretarin e përgjithshëm të KQ të PK të Vietnamit , Nguyen Phu Trong
Gjatë bisedimeve, Xi u shpreh se Kina i ka marrëdhëniet me Vietnamin një përparësi në diplomacinë e vet me vendet fqinje. Për të arritur zhvillimin kombëtar dhe lumturinë e popujve të të dy vendeve, si edhe përparimin e njerëzimit, ai është i gatshëm të njoftojë së bashku me Trong-un pozicionin e ri të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si edhe ndërtimin e një komuniteti me një tëardhme të përbashkët me rëndësi strategjike Kinë-Vietnam, mbi bazën e thellimit të partneritetit të bashkëpunimit të gjithëanshëm strategjik .
Xi Jinping shprehu besimin se, me përpjekjet e përbashkëta të të dy palëve, marrëdhëniet kino-vietnameze do të hyjnë në një etapë të re me besim politik reciprok të nivelit më të lartë, me bashkëpunim më pragmatik në fushëne sigurisë, me bashkëpunim më të thellë me leverdi reciprike , me bazë më të fortë të vullnetit popullor, me bashkërendim më të ngushtë shumëpalësh dhe me kontroll më të mirë të mosmarrëveshjeve.
Xi Jinping paraqiti disa propozime për vendosjen e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët Kinë-Vietnam. Ai theksoi se nga ana politike, duhet të mbahet drejtimi i duhur. Nga ana e sigurisë, duhet të thellohet besimi i ndërsjellë. Nga bashkëpunimi aktual, duhet të ngrihet më tej cilësia. Lidhur me çështjet ndërkombëtare dhe rajonale, duhet të thellohet bashkërenditja. Sa i përket çështjeve të detit, duhet të vihen nën kontroll mosmarrëveshjet
Ndërsa, z. Nguyen Phu Trong, u shpreh nga ana e tij se, Kina ka bërë përparime të gjithanshme me rritje dita- ditës të pozicionit dhe të ndikimit të saj në arenën ndërkombëtare.
Z. Nguyen e falënderoi palën kineze që e konsideron Vietnamin si përparësi të politikës së jashtme me vendet fqinje dhe mbështet e vendosur Vietnamin në punët e hapjes, të reformimit, të industrializimit dhe të modernizimit si dhe ndihmat e çmuara që i ka dhënë Vietnamit në kohë të vështira, si goditja e epidemisë COVID-19 etj. Vietnami i përmbahet me vendosmëri parimit të një Kine, pranon se Tajvani është një pjesë e pandarë e territorit të Kinës, mbështet kauzën e madhe të ribashkimit të Kinës dhe kundërshton me vendosmëri aktivitete të çdo forme separatiste të “pavarësisë së Tajvanit”. Çështjet që përfshijnë Hong Kongun, Xinjiangun dhe Tibetin janë punët e brendshme të Kinës. Vietnam kundërshton çdo forcë që ndërhyn në punët e brendshme të Kinës dhe beson se Kina do të ruajë stabilitetin, zhvillimin dhe prosperitetin. Vietnami i përmbahet një politike të jashtme të pavarur dhe e konsideron zhvillimin e marrëdhënieve me Kinën si përparësinë e tij kryesore dhe zgjedhje strategjike. Vietnami është i gatshëm të punojë me Kinën për të forcuar në mënyrë gjithëpërfshirëse bashkëpunimin në politikë, ekonomi dhe tregti, siguri dhe fusha të tjera, duke krijuar një model përfitimi reciprok, në përputhje me interesat e përbashkëta të të dy qeverive dhe popujve të Vietnamit dhe Kinës. Dallimet detare janë vetëm një pjesë e marrëdhënieve Vietnam-Kinë dhe ai besoi se të dy palët mund t’i trajtojnë siç duhet ato në frymën e besimit dhe respektit të ndërsjellë, shkruan CMG
Pas bisedimeve, u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të një sërë dokumentesh të bashkëpunimit nga të dyja palët, që mbulojnë ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë”, inspektimin dhe karantinën, bashkëpunimin për zhvillim, ekonominë dixhitale, zhvillimin e gjelbër, transportin, bashkëpunim lokal, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë së zbatimit të ligjit, bashkëpunimin detar, duke përfshirë më shumë se 30 fusha.