Numri i viktimave në vërshimet në Kentaki është rritur në 25

Numri i të vdekurve nga vërshimet katastrofike në Kentaki është rritur në 25 dhe mund të rritet edhe më tej, deklaroi guvernatori i këtij shteti amerikan.

“Kemi konfirmim për 25 vdekje. Ky bilanc mund të rritet ende. Fatkeqësisht, besoj se në javët në vijim do të gjejmë ende trupa”, tha Endi Beshear në konferencë për shtyp.

Reshjet e rrëmbyeshme e kanë goditur pjesën lindore të Kentaki gjatë natës së së mërkurës drejt të enjtes, duke i shnëdruar rrugët në lumenj. Shumica janë strehuar në çatitë e shtëpive.

Vërshimet janë katastrofa e dytë e madhe që e godet Kentakin në shtatë muajt e fundit, pas një serie tornadosh që morën gati 80 jetë në pjesën perëndimore të shtetit në dhjetor.