Numri i subjekteve aktive afariste në vitin 2021 është ulur lidhur me vitin 2020

Shkup, 25 mars – Në vitin 2021 në vend ishin aktive 72.922 subjekte afariste që është ulje për 0,2 për qind lidhur me vitin 2020.

Të dhënat e Entit shtetëror për statistikë tregojnë se për 2,6 për qind është ulur numri i subjekteve afariste në sektorin e artit, argëtimit dhe rekreacionit, ndërsa rritja më e madhe prej 13,6 për qind ka në sektorin Furnizimi me energjinë elektrike, gazin, avullin dhe klimatizimin.

Sipas numrit të të punësuarve, pjesëmarrje më të madhe prej 82 për qind kanë subjektet afariste me 1 deri në 9 të punësuar pas çka vijojnë subjektet afariste pa të punësuar ose subjekte me numër të pakonfirmuar të të punësuarve (pa të dhëna për të punësuarit) me 8.2 për qind, më pas subjektet me 10 deri në 19 të punësuar, subjektet me 20 deri në 49 të punësuar, subjektet me 50 deri në 249 të punësuar, ndërsa vetëm 0,3 për qind të subjekteve aktive afariste kanë mbi 250 të punësuar.

“Si rezultat i procesit të harmonizimit të variableve në Regjistrin afariste statistikor me rregullatinën për statistikat afariste (EBS Reg. 2152/2019), për vitin 2021 do të publikohen dy kumtesa. Kjo kumtesë është përgatitur në bazë të të dhënave paraprakisht të marra, ndërsa në kumtesën e dytë do të publikohen të dhënat definitive (në fillim të vitit 2023)”, thonë nga Enti shtetëror për statistikë”