Për dallim nga më herët, kur ishte përplot me studentë nga mbarë Maqedonia, tani numri i tyre është reduktuar në minimum.“Krahasuar me vitin e kaluar ulja është nga 7 deri në 8%, por në krahasim me atë që kishim 10 vite më parë është ulje prej 40%. Arsyet janë të shumta. Deri në vitin 2007 disa universitete në vend nuk ekzistonin si për shembull Universiteti i Shtipit, universiteti “Nënë Tereza”, numër i caktuar i universiteteve private. Tani në pesë universitete kemi programe studimore në turizëm, kemi programe studimore në doganë, shpedicion dhe sigurim”, tha Cvetko Andreeski- profesor në Fakultetin e turizmit.Për shkak të mungesës së kuadrove profesionale, mbështetet ideja e importit të fuqisë punëtore.
Numri i studentëve në Fakultetin e turizmit është i përgjysmuar
Ohër, 12 Nëntor – Fakulteti i turizmit në Ohër po mbetet pa studentë. Për dhjetë vjet, numri është përgjysmuar. Ata janë personat përkatës që duhet të punojnë në sektorin e turizmit në qytet, që tani po përballet me mungesë serioze të kuadrove cilësore dhe profesionale.
Rënia e numrit të studentëve është tendencë e pranishme në të gjitha universitetet dhe është pasojë e rënies së numrit të maturantëve në nivel shtetëror.
