Numri i fluturimeve në BE ende më i ulët se para pandemisë së kovidit
Shkup, 13 mars – Në BE vitin e kaluar është vërejtur rimëkëmbje të komunikacionit ajror sipas numrit të fluturimeve komerciale, por edhe më tej është më i ulët se situata para pandemisë nga viti 2019, njoftoi Eurostat.
Rënie më e madhe e numrit të fluturimeve komerciale është vërejtur në janar (-34% krahauar me të njëjtin muaj të vitit 2019), shkurt (-33%), mars (-27%) dhe prill (-19%). Rimëkëmbje, me rëniet më të vogla mes 14% dhe 16% krahasuar me vitin 2019, është regjistruar midis muajit, maj dhe dhjetor. Muajt më të mirë në vitin 2022 ishin gushti dhe tetori me -14% krahasuar me periudhën para pandemisë së kovidit.
Mes anëtarëve të BE-së, Greqia është i vetmi vend që regjistroi më shumë fluturime se në vitin 2019 (+1%). Pranë rimëkëmbjes së plotë ishin Portugalia (-4% krahasuar me vitin 2019), Luksemburgu (-8%) dhe Kroacia (-9%).
Më keq ka qenë gjendja në Slloveni (-41%), Çeki (-35%), Finlanda (-33%) dhe Suedia (-31%).
Në vitin 2022, pjesa më e madhe e aeroportit në BE, ende kanë shënuar rënie të numrit të fluturimeve komerciale krahasuar me vitin 2019.
Rënia më e madhe është regjistruar në aeroportet e Frankfurtit/Majna (-131 723 fluturime komerciale më pak se në vitin 2019, -33%), Munihu (-130 715, -17%), Dyseldorf (-84 542, -33%), Kopenhaga (-60 520, -38%) dhe Brukseli (-55 824, -45%).

