Numër rekord i njerëzve e kanë ndjekur internet fluturimin e Pelosit deri në Tajvan
Fluturimin e kryetares së Dhomës përfaqësuese të SHBA-së, Nensi Pelosi, nga Malajzia deri në Tajvan e kanë ndjekur numër rekord i njerëzve, kumtoi Shërbimi për vëzhgim të fluturimeve “Flajtredar 24” (Flightradar24).
Më shumë se 708.000 njerëz e kanë ndjekur fluturimin e Pelosit në Tajpei, ndërsa disa pjesë të fluturimit nga SPAR19 e kanë ndjekur 2,92 milionë njerëz.
Pelosi ka fluturuar shtatë orë nga Kuala Lumpur deri në Tajpei, duke e shmangur rutën e drejtpërdrejtë mbi Detin Jugor Kinez.
Për shkak të vizitës së Pelosit në Tajvan, Kina u kërcënua me kundërmasa, madje nuk përjashtoi as aksion ushtarak. Pak para arritjes së Pelosit, aeroplanë ushtarakë kinezë kanë fluturuar mbi Ngushticën e Tajvanit.

