Nuk u shfaq në asnjë koncert, Enca u tregon fansave arsyen e anulimit të mbrëmjeve muzikore

Artistja shqiptare, Enca Haxhia, këtë verë nuk ka qenë e pranishme në thuajse asnjë koncert muzikor.

Kjo pasi 25 vjeçarja vendosi që t’i anulojë të gjitha mbrëmjet e po ashtu të bëjë një tërheqje për t’i kushtuar më shumë vëmendje vetes.

Kështu bëri të ditur në një nga postimet e fundit, gjersa u pyet nga një fanse për arsyen e anulimit të këtyre koncerteve.

Enca (Foto: Instagram)

“Përse i anulove koncertet këtë verë, do vija të të shihja. Na ke munguar pafund?”, ishte pyetja e parashtruar në InstaStory.

“Dhe mua më keni munguar. Këtë verë/këto kohë kisha shumë nevojë të fokusohesha tek vetja ime dhe të ndihesha e lumtur. Tani jam shumë e lumtur”.

“Dhe gjëra më të mëdha po vijnë. Periudhë e re”, është përgjigjur këngëtarja.

Sidoqoftë, Enca pritet të rikthehet së shpejti me disa projekte dhe u ka premtuar fansave se do të takohen në verën e vitit të ardhshëm.