Nuk pritet të ketë mungesë të ngrohjes, Qeveria do t’i shqyrtojë propozimet e opozitës

Shkup, 5 tetor – Qeveria do t’i shqyrtojë propozimet e opozitës për tejkalimin e krizës energjetike. Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në takimin e djeshëm janë pajtuar që VMRO-DPMNE-ja t’ia dorëzojë kontaktet e saj për furnizimin e energjisë më të lirë ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili duhet t’i kontaktojë subjektet e përmendura që të konfirmohet nëse ofertat e tyre i kënaqin kriteret e nevojshme.

Kjo është dakorduar në takimin e sotëm të kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ku morën pjesë edhe ekipe ekonomike të Qeverisë dhe të partisë.

Kryeministri Kovaçevski pas takimit deklaroi se i kanë arsyetuar të gjitha aktivitetet që i ndërmerr Qeveria për tejkalimin e krizës energjetike. Kanë informuar për prodhimtarinë e kapaciteteve energjetike, për sigurimin e energjensave – thëngjillit dhe mazutit.

Ata theksuan nevojën e miratimit sa më të shpejtë në Kuvend të të gjitha ligjeve që kanë të bëjnë me tejkalimin e krizës energjetike. Bëhet fjalë për Ligjin për huamarrjen nga BERZH në vlerë prej 100 milionë euro me normë të favorshme interesi për të mbështetur punën e EMV-së, Ligjin për Energjinë, Ligjin për Naftën dhe Rezervat e Naftës, si dhe për zbatimin e Vendimit për shkurtimin e mjeteve financiare nga buxheti të cilat janë me përqindje më të ulët të përmbushjes dhe të cilat nuk janë të nevojshme dhe kalojnë në pikat për ballafaqim me krizën energjetike”, potencoi Kovaçevski.

“Diskutuam edhe për kalimin e shkollave fillore dhe të mesme në tregun e rregulluar, si dhe kalimin e institucioneve shëndetësore për furnizim në EMV shitje. Është rikonfirmuar kërkesa e opozitës për përfshirjen e ndërmarrjeve publike në tregun e rregulluar, të cilën do ta shqyrtojë Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me BNJVL-në”, deklaroi Kovaçevski.

Kryeministri informon se Qeveria sot ka marrë vendim me të cilin EMV është përgjegjëse për kryerjen e shërbimit publik të rregulluar të prodhimit të energjisë ngrohëse në Shkup. Është nënshkruar një marrëveshje ndërmjet EVN-së dhe Adora-s për dhënien me qira të ngrohtoreve.

Ai ka theksuar se që nga themelimi i Qeverisë janë ndërmarrë një sërë masash për likuiditetin e kompanive dhe standardin e qytetarëve, janë ndarë mbi 300 milionë euro mjete buxhetore.

Në periudhën që pason nevojitet të punojmë fuqishëm, t’i tejkalojmë të gjitha problemet të cilat dukshëm do të na ndodhin sepse ai skenar fillestar i cili si supozim të gjithë ne e kemi, e ai është të na jenë funksional të gjithë tre blloqet në REK “Bitola”, njëri bllok në REK “Osllomej”, dy turbinat në Negotinë, përfshirë edhe kondicioni i mirë i hidropotencialit, të përforcuar me TE-TO Shkup, në thelb është vështirë të realizohet, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski pas takimit në Qeveri me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

“Ne jemi të gatshëm t’i vendosim në dispozicion të gjitha pozitat me të cilat disponojmë, nga ana e Dimitar Kovaçevskit person për kontakt u caktua ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Menjëherë pas këtij takimi do t’i kontaktojmë pozicionet tona, do të bartim kontaktet tek ministri Kreshnik Bekteshi dhe nga ai moment më tutje presim kjo paqartësi në të cilën për momentin ndodhet Maqedonia, qytetarët dhe ekonomia, t[ë zbutet. përkatësisht të sigurojmë resurs të lirë me të cilin do të mund të sigurojmë rrymë të lirë përkatësisht më të lirë nga ajo që është në bursa, e me atë do t’i ndihmojmë qytetarët, ekonominë dhe shtetin”, tha Mickoski.

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energji, Marko Bislimoski, megjithatë theksoi se janë ndërmarrë dhe do të ndërmerren një sërë masash për të shmangur rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Të shohim se ku jemi, çfarë jemi, të analizojmë, pastaj do të shohim nëse do të ketë rritje apo ulje të çmimit të energjisë elektrike.

Ai në paraqitjen e tij në “TV 24”, theksoi se kanë vendosur edhe bllok tarifat për të parë se çfarë ndikimi do të kenë në konsum. Blloqet, siç tha ai, janë futur për të ndikuar në konsumin e amvisërive, ndërsa tani po punohet edhe për futjen e blloqeve për konsumatorët e vegjël që janë në tregun e rregulluar.

“Nëse bëjmë thirrje që të gjithë të kthehen në tregun e rregulluar, EMV do të duhet të bëjë importe shtesë, ndaj duhet të bëhet një pasqyrë e qartë se kush dhe si të ndihmojë. Duhet të ndihmohen absolutisht të gjitha kompanitë që kanë një proces prodhimi. Duhet të ndihmohen shkollat ​​fillore, shkollat ​​e mesme, institucionet e arsimit të lartë. Pjesërisht duhet të ndihmohen edhe ndërmarrjet publike, tha Bislimoski.

Kryetari i KRRE-së vlerësoi se çmimi i energjisë elektrike mund të mos rritet, duke treguar se duhet parë se si do ta mbyllë vitin EMV, me sa prodhim, duhet parë se çfarë obligime shtesë do t’i jepen EMV-së, e më pas duhet të bëj një analizë.

“KRRE sa herë që ka qenë kritike dhe problematike, nuk ka pasur frikë nga marrja e përgjegjësive dhe rritja e çmimit të rrymës, dhe tani të ndalemi dhe të shohim se ku jemi, çfarë jemi dhe si do të vazhdojmë, theksoi Bislimoski.

Duke folur për situatën aktuale, ai tha se burimet e brendshme duhet të shfrytëzohen maksimalisht në vend, nga ku mund të sigurohen burime të lira, për të siguruar dhe për të marrë energji elektrike më të lirë, para së gjithash për ekonominë.

“Ajo që është fakt është se nga 1 janari e deri më sot Komisioni Rregullator i Energjisë ka lëshuar licencat për prodhimin e energjisë elektrike nga fotovoltaikët në vlerë prej 70 megavat. Kjo është po aq sa ka “Shpillje”. Pra, për vetëm nëntë muaj kompanitë tona, kompanitë private vendore, kanë instaluar fotovoltaikë me kapacitet prej 70 megavatësh, theksoi Bislimoski.

Lidhur me negociatat për “Te-to”, kryetari i KRRE-së theksoi se Komisioni nuk iu bashkua negociatave me Bullgarinë, Serbinë apo Turqinë. Përveç kësaj, siç tha ai, KRRE nuk mund të blejë qymyr, naftë, gaz natyror, këtë e bëjnë institucionet dhe kompanitë e tjera, por ajo që bën KRRE është thjeshtimi i disa procedurave për të përfunduar të gjitha këto aktivitete.

“Atë që kemi konsideruar si Komisioni Rregullator i Energjisë, e kemi bërë. Në vendimin tonë për çmimin e energjisë termike, ne kemi paraparë që “Te-to” të punojë për të gjithë sezonin e ngrohjes në mënyrë që të marrim më shumë se dy herë më të lirë çmimin e energjisë termike, dhe gjithashtu “Te-to” është thelbësor për sistemin elektroenergjetik me qëllim të stabilizimit të gjendjes aktuale në qytetin e Shkupit. Besoj se të gjithë me mendje të shëndoshë do të bëjnë gjithçka për të siguruar prodhimin e energjisë elektrike nga “Te-to”, theksoi Bislimoski./Zhurnal.mk