Nuk ndalen me Sanchez, Marseille tenton edhe Bailyn e Man Utd

Marseille nuk e ka ndërmend të ndalet në këtë merkato.

Skuadra franceze, pas arritjes së marrëveshjes me Alexis Sanchez, dëshiron të përforcohet edhe në repartin e mbrojtjes.

Në krye të listës së dëshirave është Eric Baily i Manchester United.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet angleze, lojtari konsiderohet i duhuri për qendrën e mbrojtjes së ish-kampionëve francezë.

Tash për tash, “Djajtë e Kuqë” nuk e kanë ndonjë ofertë në tavolinë për mbrojtësin, mirëpo kjo gjë pritet të ndodhë së shpejti.