Nuk ka përkeqësim të gjendjes epidemiologjike, në Shkup vazhdon skrining-testimi

Shkup, 17 shkurt – Për momentin nuk ka përkeqësim të gjendjes epidemiologjike në shtet, ndërsa kompetentët mbesin në qëndrimin që qytetarët ta marrin edhe dozën e tretë të vaksinës kundër KOVID-19 si mbrojtja më e mirë nga virusi. Në fuqi mbesin masat e njejta, prejse Gjykata Kushtetuese dje nuk ngriti procedurë për nismën e heqjes së certifikatave për Kovid-19.

Gjykata Kushtetuese në seancën e djeshme nuk nisi procedurë rreth nismës së parashtruar në Vendimin e autoriteteve shëndetësore me të cilën ndalohet hyrja në objekte dhe pjesë të objekteve të cekura në vendim, pa posedim dhe dhënien e: certifikatës/vërtetimin për imunizimin e bërë (vaksinimin) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht dozën e parë të marrë të vaksinës kundër sëmundjes infektuese COVID-19 dhe certifikatë/vërtetim për KOVID-19 të kaluar në 45 ditët e kaluara, duke llogaritur nga dita e shërimit.

Gjykatësi ka njoftuar se Vangelina Markudova në seancë tha se pretendimet në nismë janë të pabaza, sepse vendimi i autoriteteve shëndetësore është i arsyeshëm dhe është marrë për të mirën e përgjithshme për shkak të pandemisë me Kovid-19, mbi bazë të rekomandimeve të OBSH-së.

Edhe gjykatësi Darko Kostadinovski u pajtua se Vendimi i autoriteteve shëndetësore është i arsyeshëm, legjitim dhe është për shëndetin e përgjithshëm të qytetarëve.

Kontestues për parashtruesin e nismës Nikollçe Marushevski, mes tjerash ka qenë kufizimi i lëvizjes.

Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 1.091 raste të reja me Kovid-19, nga 3.702 testime të bëra. Janë shëruar 2.322 pacientë ndërsa kanë vdekur 36 persona.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.855.720 testime të KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 289.797, numri i pacientëve të shëruar është 272.184, numri i të vdekurve është 8.829, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.784.

Në ndërkohë vazhdon skriningu serologjik në Shkup. Dje me mbështetje logjistike nga Komuna e Karposhit, në hyrje të Q.T. “Leptokarija”, Instituti për imunobiologji dhe gjenetikë humane pranë Fakultetit të Mjekësisë në Shkup, zbatoi një hulumtim shkencor, për ta konfirmuar përqindjen e njerëzve të cilët kanë antitrupa nga virusi Kovid-19.

Në përzgjedhje të rastësishme të qytetarëve, ekspertët e Institutit kanë marrë strisho gjaku, përmes të cilave do të analizojnë praninë e antitrupave ndaj KOVID-19 dhe pas një jave qytetarët do të marrin një rezultat klinik falas në mënyrë elektronike, në adresën e tyre elektronike.

Në kuadër të skriningut serologjik të djeshëm në Karposh, nga strisho e kërkuar për analizë janë marrë rreth 200 njësi gjaku. Hulumtimi do të bëhet edhe në komunat tjera të Shkupit, ku duhet të shqyrtohen gjithsej 1000 strisho, sipas të cilave duhet të përcaktohet përqindja e imunitetit kolektiv të qytetarëve në kryeqytet.

Skriningu serologjik që ka filluar në Shkup, është paraparë të bëhet në disa lokacione të cilat nuk janë zbuluar për të mos lejuar që personat të vijnë për t’u testuar me qëllim, por për të marrë një pasqyrë të situatës në terren nga kalimtarët.

Shumë vende në rajon dhe në mbarë botën po përshtatin masat dhe po shpallin një rikthim në “normalitetin e ri”.

Greqia ka vendosur të relaksojë më tej masat e vendosura para Vitit të Ri, kështu që qëndrimi në këmbë dhe kërcimi do të lejohet në kafene dhe klube, në sektorin privat dhe publik puna nga shtëpia ulet nga 50 në 20 për qind, garat sportive do të zhvillohen me një audiencë prej 50 për qind të kapacitetit, në vend të dhjetë sa ishte më parë, dhe pas një pushimi prej dy vitesh, lejohet organizimi i ekskursioneve shkollore.

Sa i përket imunizimit, për momentin popullata në Greqi nuk do të vaksinohet me dozën e katërt.

Ndërkohë, epidemiologët sllovenë po propozojnë një kthim në “normalitetin e ri”. Ata sugjeruan që qeveria të lehtësojë masat dhe të fillojë përgatitjen për një “normalitet të ri” në një epidemi, vala e pestë e së cilës po zbehet, pasi varianti dominues i omikron nuk rezulton në një rritje të pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv.

Gjermania do të fillojë të heqë shumicën e kufizimeve për parandalimin e përhapjes së koronavirusit pasi shkalla e infeksionit në vend po bie, duke sugjeruar që rritja e shkaktuar nga Omikron ka arritur kulmin. Kancelari Olaf Sholc ka njoftuar se vendi do të fillojë një plan me tre hapa për të hequr gradualisht shumë nga kufizimet e tij aktuale deri më 20 mars. Sidoqoftë, gjermanët duhet të vazhdojnë të mbajnë maska ​​​​mbrojtëse dhe të jenë të kujdesshëm sepse pandemia nuk ka mbaruar.

Pothuajse të gjitha masat kundër KOVID-19 po hiqen edhe në Zvicër. Vendi do të heqë pothuajse të gjitha masat kufizuese të vendosura nga koronavirusi, përveç mbajtjes së maskave mbrojtëse në transportin publik dhe objektet shëndetësore, kumtoi dje qeveria zvicerane. Deri në fund të muajit mars, masa e izolimit të detyrueshëm do të mbetet në fuqi për një periudhë pesëditore për personat që janë pozitivë me koronavirus.

Në Japoni, nga ana tjetër, ka një vdekshmëri rekord të pacientëve me KOVID-19. Atje u regjistrua dje numri më i lartë i vdekjeve nga Kovid-19 që nga fillimi i pandemisë.