Nuk ka paralajmërime për mbyllej të fabrikave në ZZHTI

Shkup, 6 maj – Nuk ka paralajmërime se disa kompani nga ZZHTI do t’i mbyllin kapacitetet e tyre dhe do të largohen nga vendi, tha sot drejtori i Drejtorisë për ZZHTI, Jovan Despotovski.

Ai informoi edhe se po përfundojnë bisedat me një kompani të madhe kanadeze, e cila tanimë është e pranishme në vend, e planifikon në mënyrë të konsiderueshme t’i zgjerojë kapacitetet.

“Ka edhe disa marrëveshje të reja nga ky vit të cilat janë në fazë përfundimtare dhe të cilat shpejtë pres t’i prezantojmë si investime të reja. Por, nga kompanitë ekzistuese nuk kemi kurrfarë paralajmërimi për mbyllje, përmendi drejtori, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pasi paraprakisht e ka prezantuar analizën për aktivitetet ekonomike të vitit të kaluar dhe rezultatet në zona.

Sipas Despotovskit, situata me luftën në Ukrainë me kujdes ndiqet dhe tani për tani nuk ka nevojë për intervenime shtesë shtetërore në këtë segment. Por, nëse paraqitet nevoja, do të ndërmerren masa adekuate.

“Eksporti në tremujorin e parë të vitit 2022 është 10 për qind më i lartë në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, importi rritet me ritëm të caktuar, por më ngadalë për rreth dy për qind, ndërsa ka edhe rritje të numrit të vendeve të punës në tremujorin e parë të vitit 2022 për katër për qind në krahasim me muajin e fundit të vitit të kaluar”, përsëriti Despotovski.

Ai pret që trendet pozitive, të evidentuara në zona vitin e kaluar, jo vetëm të mbahen, por edhe të përforcohen, edhe krahas presioneve ndaj ekonomisë nga kriza globale dhe konflikti ruso-ukrainas.