Nuk ka më inate; Meghan dhe Kate tani janë shoqe të ngushta dhe kjo u arrit vetëm falë këtij personi

Pas intervistës së famshme me Oprah, që bëri Meghan dhe Harry u përfol shumë për një ndarje midis vëllezërve dhe kunatave por mesa duket gjërat kanë ndryshuar.
Meghan dhe Kate sipas burimeve për “US weekle” kanë filluar një marrëdhënie shumë të afërt dhe flasin më shumë se sa dy vëllezërit.
Nga ana tjetër William dhe Harry vazhdojnë të jenë të ftohtë me njëri tjetrin dhe komunikimi është shumë i pakët. Sipas burimeve ndoshta Meghan dhe Kate po mundohen që të ribashkojnë familjen dhe rrjedhimisht dhe marrëdhënia e dy vëllezëeve do të bëhet si në fillim.
Kjo marrëdhënie ka ardhur si shkak i vajzës së Meghan e cila ka afruar të dyja Dukeshat dhe ka rritur komunikimin.
Më herët, gjatë vizitës në një shkollë në Cornwall gjatë samitit të G7, Dukesha e Kembrixhit tha se mezi po priste ta takonte vogëlushen e Harry-t dhe Meghan-t.
“Unë i uroj asaj të gjitha të mirat, mezi po pres ta takoj sepse ende nuk e kemi takuar, kështu shpresojmë që së shpejti”, është shprehur Kate.