Nuk ka interes për regjistrues, ESHS vazhdon përsëri afatin për aplikim

Shkup, 12 gusht – Konkursi publik i Entit Shtetëror për Statistika për angazhimin e regjistruesve rajonal dhe instruktorë për regjistrimin e popullsisë, duheshte të përfundojë sot, por numri i nevojshëm i regjistruesve nuk është përmbushur. Konkursi ishte i hapur nga 20 korriku dhe njëherë duheshte të përfundojë më 5 gusht, por afati u prolongua deri sot më 12 gusht.
Megjithatë, edhe deri sot nuk është përmbushur numri i nevojshëm iregjistruesve. Kështu, afati për të aplikuar për regjistrues vazhdohet përsëri, informon Zhurnal.
Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika Apostoll Simovski, shprehet se afati do të prolongohet përshkak numrit të pamjaftueshëm të regjistruesve që kanë aplikuar. Ai bënë të ditur se më tepër mungojnë regjistrues në rajonet e Shkupit.
“Numri i personave të paraqitur nuk është i mjaftueshëm, aplikimi do të ngelë i hapur. Më tepër regjistrues mungojnë në komunat e Shkupi, në komunat me banues shqiptarë në Gostivar, Tetovë dhe Kërçovë. Shumë pak të paraqitur ka edhe në Ohër, Strumicë dhe Novo Sellë. Konsiderojmë se kjo është përshkak pushimeve verore dhe njerëzit janë nëpër punë. Do të vazhdojmë me thirrje në nivel lokal dhe shpresojmë se do të arrijmë te numri i nevojshëm”, thotë Simovski.//Zhurnal.mk