Nuk jemi mësuar kështu… Lirohet përsëri çmimi i dizelit

Shkup, 8 shkurt – Nga sonte në mesnatë çmimi i dizelit do të lirohet edhe për 2,5 denarë të tjera ndërsa benzina nuk ndryshon. Kështu është vendimi i fundit i Komisionit Rregullator për Energjetikë, informon Zhurnal.
Çmimi i ri i dizelit nga sonte në mesnatë do të jetë 76 denarë për litër ndërsa vaji ekstra i lehtë gjithashtu lirohet për dy denarë dhe do të kushtojë 75 denarë.
Benzinat ngelin 82 dhe 84 denarë./Zhurnal.mk