Nuk është shaka e AliExpress – mund të blini një motor të vërtetë të Volkswagenit

Të gjithë e kanë të qartë se në AliExpress mund të blejnë pothuajse gjithçka që u vjen në mend, nga produktet e zakonshme që shohim në raftet e dyqaneve deri tek ato që janë krejtësisht absurde. Shumica janë jashtëzakonisht të lira, por hapi tjetër është se në AliExpress mund të blejnë edhe një motor të plotë Volkswagen.
Po, e lexuat mirë. Një motor i vërtetë për veturë. Por, youtuberi DAP DIY në videon e re paralajmëron që blerja e këtyre motorëve duhet të bëhet me kujdes, shkruan thedrive.
Motorët që janë përdorur në të gjitha modelet, nga Polo deri te Golf GTI, madje edhe Audi, janë të shumtë në AliExpress, por motorët e Volkswagen të cilët janë në shitje janë kryesisht versione të platformës EA888, që përfshinte motorë nga 1.8 litra deri 2.0 litra dhe ka drejtuar gjithçka, nga Polo i zakonshëm deri tek Golf GTI dhe Audi.
Megjithatë, nëse po mendoni të blini një prej tyre për të instaluar një motor GTI në projektin tuaj, kini parasysh se ai mund të jetë shumë i ndryshëm nga motorët EA888 me të cilët jeni mësuar.
Kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë vlerë, por duhet të jeni të kujdesshëm Volkswagen ka bërë disa variacione të motorëve EA888 për vetura të ndryshme dhe për tregje të ndryshme, prandaj mund të ketë ndryshime të mëdha brenda tyre.
Kjo nuk do të thotë që këta motorë në AliExpress nuk kanë vlerë. Disa prej tyre kanë boshtet e forcuara dhe pjesë të brendshme më të forta, dhe mund të përdoren për projekte të performancës së lartë. Megjithatë, edhe nëse nuk i kanë këto pjesë, mund të përdoren për blloqet e tyre ose cilindrat. Nëse tashmë keni planifikuar të zëvendësoni boshtin, pistat, ingranazhet dhe gjithçka tjetër, këta motorë mund të jenë një mundësi e lirë për të siguruar një pjesë të re të poshtme të motorit.