NRG Band të mërkurën vijnë me këngën e re

Vokalisti i grupit “NRG Band”, Besnik Qaka, prej kohësh është duke punuar në projektin e ri muzikor.

Ai së fundmi ka bërë të ditur se është në finalizim dhe se kjo këngë do të lansohet të mërkurën (25 gusht).

Artisti ndër tjerash u ka ofruar fansave një vështrim mbi këtë projekt, para publikimit të plotë që do jetë brenda disa ditësh.

Reagimet e fansave kanë qenë të menjëhershme, të cilët mezi po presin për prurjen e re të këngëtarit pejan.

Besniku këtë vit ishte në qendër të vëmendjes për shkak të këngës së fundit “A m’ke harru” që u bë virale gjithandej.

Projekti për vetëm pak muaj ka grumbulluar afro 10 milionë klikime.