NQP Shkup përsëri me transport falas për pensionistët, nxënësit dhe studentët
Shkup, 23 mars – NQP Shkup përsëri me transport falas për pensionistët, nxënësit dhe studentëtNQP Shkup, sërish e fillon transportin publik falas për personat e rritur, për gratë mbi moshën 62 vjeçare dhe burrat mbi moshën 64 vjeçare dhe do të vlerë të martën, të premten, të shtunën dhe të dielën. Transporti publik do të kthehet edhe për nxënësit e shkollave mesme, studentët nga universitetet shtetërore dhe personat me aftësi të kufizuara, theksoi në konferencën e sotme për shtyp u.d. drejtori i Ndërmarrjes qarkulluese publike Shkup, Ivan Ilievksi.
Mjetet për vendosjen e transportin falas, Ilivevski tha se sigurohen nga Qyteti i Shkupit në pajtim me vendimin e Këshillit të Qytetit të Shkupit për dotacionet ose dhënien e subvencioneve të Ndërmarrjes qarkulluese publike. Me këtë lehtësim do të përfshihen rreth 80.000 shfrytëzues të transportit publik në Shkup.
Lidhur me gjendjen financiare të NQP-së, Ilivevski theksoi se po kërkohet mënyrë që të largohen shpenzimet jo produktive.
Në pyetje të gazetarëve lidhur me sigurinë e linjave të reja urbane, ai u përgjigj se do të jenë më të sigurta, se punohet pa u lodhur në atë fushë dhe se është intervenuar në pajtim me propozimet e qytetarëve dhe theksoi se në mënyrë shtesë do të intervenohet në përmirësimin dhe rritjen e itinerarëve.
Lidhur me atë kur do të vendoset transport publik për të gjitha kategoritë, Ilievski tha se po punohet në konsolidimin e ndërmarrjes nga aspekti ekonomik dhe rritja e resurseve njerëzore, si dhe se transporti falas dhe ekologjik në Shkup do të përmbushen në harmonizim me premtimet e kryetares së Shkupit.

