NP Higjiena Komunale – Shkup largoi deponitë e egra në rrugën e plastikave dhe në lagjen Tophanë

Shkup, 17 shtator – Gjatë natës së kaluar, ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup realizuan aktivitete për largimin e deponisë së egër të gjerë të vendosur në bulevardin “Nikolla Karev” (Rruga e Plastikave), në këndin me rrugën “Maksut Sadik”, në afërsi të Ambasadës së SHBA-së.

Siç informojnë nga kjo ndërmarrje publike, njëkohësisht, është intervenuar edhe në bulevardin Brigada Maqedonase – Kosovare në lagjen Tophanë, ku është kryer pastrim i disa deponive të egra më të vogla.

“Lokacionet e treguara përfaqësojnë ‘pika të zeza’ ku tashmë një periudhë të gjatë  vërehet hedhja e vazhdueshme e mbetjes në sipërfaqet publike dhe të trafikut”, thuhet në kumtesën e sotme të NP “Higjiena Komunale”.

Në kuadër të aktiviteteve janë ngritur dhe transportuar përafërsisht 30 metra kub mbetje  të hedhur në mënyrë të paligjshme në sipërfaqet publike dhe të trafikut.