Normalizohet përsëri komunikacioni hekurudhor, ndërpritet bojkoti

Shkup, 16 mars – Trenat për pasagjerë dhe ato transportues nga kjo pasdite janë përsëri në qarkullim. Ndërpritet bojkoti i personelit të makinerisë dhe ekzekutiv të HRMV Transport SHA – Shkup të cilëve iu krye pagesa e shpenzimeve materiale për muajin e kaluar, që ishte arsye për ndërprerjen e komunikacionit hekurudhor prej dje në ora 15, konfirmoi për MIA–n Toni Dimovski kryetar i Sindikatës së pavarur të makinistëve dhe nëpunësve të hekurudhave të Maqedonisë.

Dimovski deklaroi edhe se kanë marrë premtim nga kryesia e HRMV Transport SHA – Shkup se pjesa e parë e pagës do tu paguhet nesër.

Ai paralajmëroi se qarkullimi hekurudhor do të normalizohet dhe se treni i parë që do nisë është ai në relacionin Shkup – Gjevgjeli në ora 16:55.

Kryesia e HRMV Transport SHA –Shkup dje vlerësoi se ndërprerja e punës është e paligjshme, në fakt nuk është organizuar në përputhje me Ligjin për marrëdhënie pune dhe Marrëveshjes Kolektive, si dhe nuk është shkaktuar për shkak momentit social apo kushte tjera me kryerjen e detyrave të punës por edhe të dobisë personale të makinistëve dhe nëpunësve të hekurudhës.