Njoftim i Qeverisë: Prej sot 0% TVSH për produktet themelore ushqimore
Shkup, 17 mars – Prej sot ka hyrë në fuqi masa për zvogëlimin e TVSH-së për produktet themelore ushqimore nga pesë në zero për qind, e cila është pjesë e paketës së masave që Qeveria i ka sjellë me qëllim të ruajtjes së standardit jetësor të qytetarëve në kushte të krizës.
Me këtë masë, mielli tip-400, qumështi me yndyrë prej 2,8 dhe 3,2 dhe nga 3,5 për qind yndyrë, sheqeri i bardhë, vajoi i lulediellit, mishi dhe produkte të tjera klanore për ushqim, orizii bardhë dhe vezët, do të shiten pa TVSH, ndërsa marketet duhet të japin llogari fiskale për këto produkte me TVSH nga 0 për qind.
Nga Qeveria presin se me këtë masë do të kryhet presion i uljes së çmimeve të shitjes me pakicë të këtyre produkteve , me çka do të veprohet edhe në uljen e vlerës së shportës së konsumatorit.
“Për efekt më të rëndësishëm, kjo masë zbatohet paralelisht me masën për ngrirje të marzhës tek këto produkte. Krahas kësaj, në paketën 26-të masat për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe likuiditetit të kompanive është e përfshirë edhe masa për shitjen vazhdimin e zbatimit të shkallës së autorizuar prej 5 përqindëve të TVSH-së tek energji elektrike ndaj amvisërive deri në fund të vitit 2022, si dhe masat për akciza të zvogëluara dhe TVSH për karburantet, me të cilat momentalisht Republika e Maqedonisë së Veriut ka çmime më të ulëta të karburantit në rajon”, theksohet në kumtesën e Qeverisë.

