Njihuni me deputetët që posedojnë banesa në Shkup por “e fikën” buxhetin e Kuvendit për harxhime rruge

Shkup, 14 shkurt – 18 nga 73 deputetët të cilëve vitin e kaluar u janë paguar harxhimet rrugore prej 360 mijë eurove, kanë banesa në Shkup.

Në listën e deputetëve të cilët në listën anketuese kanë dorëzuar deri te Antikorrupsioni, posedojnë patundshmëri në kryeqytet, kryesisht janë deputetë nga dy partitë më të mëdha maqedonase, LSDM dhe VMRO-DPMNE. Por mes tyre ka edhe nga një nga PLD, PRSD dhe Aleanca për Shqiptarët, transmeton Zhurnal.

Pjesë e këtyre banesave janë patundshmëri private personale, por ka edhe të tilla që janë në posedim të partnerëve apo fëmijëve.

Nga kjo grupë e deputetëve me shtëpi në Shkup më së shumti para për harxhime rruge ka paguar deputetja e VMRO-DPMNE-së, Ollga Lozanovska. Për 11 muaj ka fituar mbi 550,000 denarë, ndërsa posedon dy banesa në Shkup. Njëra banesë ka 74m2 dhe është në emër të burrit të saj ndërsa tjetra banesë është në emër të fëmijëve dhe është me sipërfaqe prej 54m2.

Në listë më pas është Panço Minov, deputet i LSDM-së. Ai ka marë pothuajse 530,000 denarë ndërsa bashkëshortja e tij posedon banesë 96m2 në Shkup.

Mes deputetëve, bie në sy edhe deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanovska.

Ajo ka marë të holla prej 365,000 denarëve për harxhime rruge në relacionin Shkup – Gostivar dhe anasjelltas. Por në listën e saj anketuese janë paraqitur katër banesa, të gjitha në emër të prindërve të saj dhe të gjitha në Shkup.

Mes deputetëve që kanë marë të holla për harxhime rruge ka edhe deputetë të cilët jetojnë në Shkup apo në rrethinë të Shkupit.

Zeqir Ramçilloviq jeton në Konjare të poshtme, komunën e Petrovecit. Nga kjo komunë deri në Kuvend ka 17 kilometra, por Konjarja e poshtme është pak më larg, e kështu Ramçilloviq ka kaluar 36 km në një drejtim për të ardhë në punë. E për këto ai ka marë 150,000 denarë për harxhime rruge. Por edhe përskaj shtëpisë në Konjare të poshtme, Ramçilloviq posedon edhe banesë në Shkup me sipërfaqe prej 57m2.

Abdulla Saliu jeton në Saraj. Kjo komunë ka vetëm 10km nga Kuvendi. Saliu në 10 muaj vitin e kaluar ka marë të hola për harxhime rruge por në shumë pak më të vogël, gjegjësisht 30,000 denarë.

Beti Stamenkovska nga VMRO-DPMNE ndodhet në fund të listës. Ajo të holla për harxhime rruge ka kërkuar vetëm në janar, shkurt dhe mars. Për tre muaj ajo ka marë 12 mijë denarë./Zhurnal.mk