Njeriu më i pasur në botë emëron vajzën e tij në krye të “Dior”

Delphine Arnault u largua nga posti i zëvendëspresidentes së kompanisë “Louis Vouitton”

Shefi ekzekutiv i kompanisë së Lous Vuitton, Bernard Arnault i cili së fundmi u ngjit në fronin e njeriut më të pasur në botë ka njoftuar ndryshime të reja në kompanitë që zotëron.

Kreu në largim i Dior, Pietro Beccari, do të zhvendoset për të zëvendësuar shefin ekzekutiv të Louis Vuitton, Michael Burke. Sipas ndryshimeve të reja vajza e Bernard, Delphine do të jetë në krye të shtëpisë së modës “Dior”.

Ajo do të largohet nga posti i saj si zëvendëspresidente ekzekutive e “Louis Vuitton”, të cilin e mban që nga viti 2013. Të pesë fëmijët e Arnault mbajnë poste drejtuese në markat e grupit që ai drejton.

Përveç Dior dhe Louis Vuitton, korporata e mallrave luksoze Mowt Hennessy Louis Vuitton përfshin më shumë se 70 marka prestigjioze, duke përfshirë Marc Jacobs, Mowt & Chandon, Tiffany & Co dhe Fenty Beauty.