Një truk i thjeshtë për të shkrirë më shpejt xhamin e veturës tuaj!

Ky është një nga problemet me të cilat përballen drejtuesit e mjeteve gjatë muajve të dimrit, sidomos kur në mëngjes nxitojnë në punë dhe nuk kanë kohë të mjaftueshme për të pastruar xhamin e përparmë.

Megjithatë, ju mund të shpëtoni nga ky problem në vetëm disa minuta. Siç thotë Sara, gjithçka që duhet të bëni është që pasi të keni ndezur ngrohjen, të ulni maskat e diellit dhe të prisni. Në këtë mënyrë, rrjedha e ajrit do të drejtohet dhe xhami i përparmë do të shkrihet shpejt.

Shumë nga ndjekësit e saj u habitën nga ky informacion dhe e falënderuan për ndihmën e saj.

“Jam 48 vjeç dhe kjo është hera e parë që dëgjoj për këtë truk”, ka shkruar një përdorues i TikTok.

“Ju keni shkruar se kjo video i dedikohet adoleshentëve që sapo kanë mësuar të drejtojnë makinën. Unë jam 32 vjeç dhe sapo e mësova këtë”, shtoi një tjetër.

“Dhe kilometrin e parë e përzë me kokën nga dritarja”, është edhe një nga komentet.