Një trend i ri grimi që duket i çuditshëm, por jep rezultat të shkëlqyer: Deri në buzë të plota me tri veprime

Përdorueset e rrjeteve sociale janë të emocionuara me metodën e pazakontë, krejtësisht pa dhimbje të zmadhimit të buzëve

Për të pasur buzë të plota dhe të ndezura, vajzat më së shumti shkojnë drejt korrigjimeve estetike.

Duke injektuar filerë, ato arrijnë pamjen e buzëve që duken rinore.

Përdoruesja e TikTokut Lera Valesta zbuloi një truk falë të të cilit buzët bëhen si në ndonjë reklamë, pa shkuar te doktori i mjekësisë estetike.

Gjithçka që ju nevojitet është një laps për buzë dhe buzëkuq i lëngshëm.

https://www.instagram.com/reel/CRd2C00D8NO/?utm_source=ig_embed&ig_rid=4deafaa8-1ecf-4164-9aab-34ba1f60acc8

Hapi 1. Shtrëngoni buzët në mënyrë që të duken vetëm vijat e sipërme dhe të poshtme.

Hapi 2. Me laps për buzë bëni një linjë të dukshme të drejtë në buzën e sipërme dhe të poshtme. Aplikojeni lapsin në cepat e buzëve dhe nëse dëshironi që ato të duken edhe më të plota, mos ngurroni të përdorni lapsin për të kaluar skajet e buzëve.

Hapi 3. Aplikoni buzëkuq të lëngshëm ose shkëlqyes buzësh, më pas kombinoni me laps dhe shijoni pamjen e re të buzëve tuaja.