Një tjetër vatër zjarri në Drogomisht të Kërçovës

Kërçovë, 15 mars – Rajoni i Kërçovës nuk po gjen qetësi nga zjarret mbrëmjen e së shtunës.

Pas zjarrit që kaploi malet në afërsi të fshatit Zajaz Xhuma, zjarri ka shpërthyer edhe në fshatin Drogomisht i Madh.

Edhe ky zjarr është shumë afër shtëpive të banimit, gjegjësisht po digjet mali që ndan këtë fshat me fshatin Bukojçan.