Një shpallje e veçantë për shitjen e një veture në Bosnjë: Nëse ka ndonjë budalla, le ta blejë!

Në një grup në Facebook është shfaqur një reklamë mjaft e pazakontë për shitjen e një makine Ford, të cilën pronari e cilëson si “grumbull mbeturinash mbi rrota”.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një përdorues në Facebook i cili njoftoi se donte të shiste makinën e tij dhe ai e përshkroi Ford Focus 2001 shumë ndryshe nga ajo që shihet ndryshe në reklama si kjo.

Ndërsa pronarët që përpiqen të shesin makinat e tyre zakonisht përpiqen t’i prezantojnë ato sa më mirë që të jetë e mundur, ky nuk ishte një rast i tillë.

Pronari tregoi në fillim të reklamës se bëhej fjalë për një “grumbull mbeturinash mbi rrota” me informacion bazë për veturën.

“Ju ndërroni pjesët dhe kështu me radhë pafundësisht. Ju punoni shumë për të. Unë nuk mund të duroj më, kështu që nëse ka një budalla që është mërzitur me jetën e tij, le ta blejë”, citohet të ketë thënë ndër tjerash pronari i veturës.